Të martën do të mbahet një aksion për të kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë Elektrike (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15%.
Grupi ‘’Ansjë cent ma shumw’’ nesër në orën 11:00, ka njoftuar se disa aktivistë do të zhvillojnë këtë aksion simbolik para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
ZRrE ka paralajmëruar një rritje mesatare të tarifave të energjisë për konsumatorët prej 15%.
Kurse, bordi i ZRrE-së pritet të marrë një vendim për këtë çështje në ditët në vijim.