Krasniqi: Nëna Fatime ishte simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Aktuale

Krasniqi: Nëna Fatime ishte simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Më: 25 mars 2025 Në ora: 14:54
PDK

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë vizituar sot familjen e sekretarit të PDK-së  Bajrush Xhemaili, për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Fatime Xhemaili.

Njoftimi i plotë

“Nëna Fatime ishte simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun, amaneti i së cilës do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë.

U prehtë në paqe shpirti i saj!”, thuhet në njoftimin e  PDK-së

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat