Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi Shkumbin Demaliaj ka hapur parti të re.
Partia e re e Demaliajt quhet “Iniciativa Qytetare Demokracia”, dhe vjen pas një angazhimi disavjeçar të Demaliajt me AAK-në.
Këtij vendimi, Daut Haradinaj i ka reaguar duke postuar një portret të përbashkët me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, shkroi Haradinaj.