Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar në “Politiko” me Kushtrim Sadikun postimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami ku flet për manipulime me votat e diasporës.
Ai tha se këto vota të diasporas janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Për votat e diasporës zonja Bajrami ka rrejtë, sepse këto vota janë manipuluar nga LDK-ja pikërisht nga Hymete Bajrami”, tha ai.
Derisa me këtë deklaratë nuk është pajtuar analisti Halil Matoshi.
Ai tha se këto votat janë manipuluar nga të dy partitë.
“Votat e diasporës i kanë vjedh të dyja palët, njëra palë ka vjedhur në ambasadë ndërsa tjetra me postë, a bohemi fer kështu”, tha ai në Kanal10.