Kurti: Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit dhe mendjes

Aktuale

Kurti: Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit dhe mendjes

Më: 30 mars 2025 Në ora: 07:59
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar besimtarët e fesë islame festën e Fitër Bajramit.

I pari i Qeverisë ka uruar që agjërimi i këtij Ramazani të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.

“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.

Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti.

Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, ka uruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat