Përplasjet brenda LDK-së/ Zyrtari i VV-së: “Dallaveret janë bërë me bekimin e atyre që sot mbajnë pushtetin në LDK”

Aktuale

Përplasjet brenda LDK-së/ Zyrtari i VV-së: “Dallaveret janë bërë me bekimin e atyre që sot mbajnë pushtetin në LDK”

Nga: A.SH Më: 31 mars 2025 Në ora: 22:00
Kryesia e LDK-së

Në media po qarkullojnë disa biseda mes anëtarëve të LDK-së.

Në mesazhet e publikuara, Gashi thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës.

Ai po kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup.

Edhe zyrtari i LVV-së, Arbër Zaimi ka reaguar në lidhje me këtë.

Ai ka thënë se “brenda LDK-së e dinë fort mirë që me votat e ardhura me postë janë bërë dallavere të mëdha. Këto dallavere janë bërë me bekimin e atyre që sot mbajnë pushtetin në LDK”.

Zaimi vë në dyshim se “mos vallë për drejtësinë është më i rëndësishëm rehatimi i PDK-së me pjesën tjetër të LDK-së?”

Postimi i plotë:

Manipulimin me votat në diasporë që siç duket e paskan bërë disa nga strukturat e LDK, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e quan “Skemë të Organizuar Kriminale”.

Janë publikuar mesazhet nga bisedat e forumeve drejtuese, në të cilat figura të LDK-së si nënkryetari i Parlamentit dhe ish ministri Kujtim Shala, ish kryeministri Avdulla Hoti, ish-ministri Armend Zemaj, dhe Arben Gashi etj. ngrenë akuza të drejtpërdrejta për organizim të krimit elektoral me votat për LDK-në në diasporë.

Pra, brenda LDK-së e dinë fort mirë që me votat e ardhura me postë janë bërë dallavere të mëdha. Këto dallavere janë bërë me bekimin e atyre që sot mbajnë pushtetin në LDK.

Çështja është, a do të këmbëngulin për drejtësi të paktën kjo pjesë e LDK që e kanë pësuar padrejtësinë në kurrizin e vet? Apo do të heshtin, meqenëse nga ajo vjedhje dëmtohet paksa edhe VV? Një gjë është e sigurt, po e lanë lidershipin e ri partiak t’i shkelë sot, nuk do të ngrihen dot në këmbë as pas katër vjetësh.

Çështje tjetër është drejtësia me instancat e saj, pse nuk po i merr parasysh ajo dëshmitë e provat që vijnë nga VV dhe nga një pjesë e LDK? Mos vallë për drejtësinë është më i rëndësishëm rehatimi i PDK-së me pjesën tjetër të LDK-së?

Kushdo që mbështet padrejtësinë, sado që financohet nga korporatat monopoliste, do të dënohet edhe më rëndë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat