Pas bisedave mes anëtarëve të LDK-së, reagon edhe Basha i VV-së

Aktuale

Pas bisedave mes anëtarëve të LDK-së, reagon edhe Basha i VV-së

Nga: A.SH Më: 31 mars 2025 Në ora: 22:39
Dimal Basha

Pas bisedave mes deputetëve të LDK-së, për akuza për vjedhje të votave, ka reaguar edhe Dimal Basha nga VV.

Ai ka thënë se nga fillimi kemi paralajmëruar për një skemë të organizuar kriminale me votat me postë, gjë që edhe vetë LDK-ja po e pranon të njëjtën gjë të tillë.

Reagimi i plotë:

Nga fillimi kemi postu analiza që dëshmonin që kemi t’bëjmë me një skemë t’organizuar kriminale të votave me postë! Vet LDK-ja po e thotë të njejtin send!

Gjenerata të tëra kanë sakrifiku për drejtësi. Kemi dëshmorë që kanë ra për një shtet të së drejtës! Kurse PZAP- i me Gjykatën Supreme e legjitimuan këtë skemë kriminale!

Çka duhet me ndodh që me pas drejtësi n’këtë republikë?! Të dashur gjyqtarë, a ju vje veç pak marre?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat