Sorensen i dialogut Kosovë-Serbi shkon në NATO, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme flet për takimin

Aktuale

Sorensen i dialogut Kosovë-Serbi shkon në NATO, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme flet për takimin

Më: 31 mars 2025 Në ora: 23:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha se bashkëpunimi NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Krahas një fotografie të publikuar, zv.sekretarja e NATO-s shkruan:

“E mrekullueshme të takohem me Peter Sørensen, Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi.

Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat