Profesori për përplasjet brenda LDK-së: Kjo ndodhë kur këtë parti e drejtojnë adoleshentët politikë

Aktuale

Profesori për përplasjet brenda LDK-së: Kjo ndodhë kur këtë parti e drejtojnë adoleshentët politikë

Nga: A.SH Më: 1 prill 2025 Në ora: 18:57
LDK

Në LDK kanë nisur përplasjet mes vete me arsyen për vjedhje të votave të diasporës.

Profesori Binak Maxharrja ka thënë se kështu ndodh kur partia udhëhiqet nga adoleshentët politikë.

Postimi i plotë:

Kjo ndodhë kur këtë parti e drejtojnë adoleshentët politikë?

Brenda LDK-së është bërë rrëmujë. LDK-së po i del tymi nëse nuk ndalet do t’i dalë edhe flaka.

Kjo rrëmujë po sillet rreth asaj se në këtë parti ka patur vjedhje serike te votave të diasporës. Këtë e vërteton edhe Arben Gashi i LDK i cili thotë se “ka pasur vjedhje të votve te diasporës.

Mjerim për LDK e cila dikur shkëlqente në skenën politike të bie në këtë dergjë.

Kjo ndodhë kur LDK-ja bie në duar të adoleshentëve politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat