Këta janë dy vëllezërit nga Kosova të ekstraduar në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Aktuale

Këta janë dy vëllezërit nga Kosova të ekstraduar në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Më: 2 prill 2025 Në ora: 21:30
Ardit dhe Jetmir Kutleshi ne vitin 2016

Dje Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se dy Kosovë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në ShBA.

Të ekstraduarit janë vëllezërit Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Ambasada amerikane theksoi se ekstradimi u bë falë  koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tutje.

Image
Ardit Kutleshi

Sipas një njoftimi të Departamentit amerikan të Drejtësisë, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar një faqe interneti dhe tregu i paligjshëm i dedikuar për shitjen e informacioneve të vjedhura personale, pajisjeve të aksesit dhe mjeteve të tjera për kryerjen e krimit kibernetik dhe mashtrimit.

Po ashtu, lidhur me rastin nga autoritetet në Kosovë, asokohe ishin arrestuar administratorët e kësaj faqeje, të quajtur Rydox, Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç.

Image
Jetmir Kutleshi

Një administrator i tretë i kësaj faqeje, shtetasi i Kosovës Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Organi i Posaçëm Kundër Korrupsionit (SPAK). Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat