Në Ditën Botërore të Autizmit, ushtarët e KFOR-it vizituan fëmijët me nevoja të veçanta

Aktuale

Në Ditën Botërore të Autizmit, ushtarët e KFOR-it vizituan fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 3 prill 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Ushtarët italianë të KFOR-it, në Ditën Botërorë të Autizmit, u bashkuan me OJQ-në italiane “Kairos” dhe OJQ-në “Autizmi” në Prishtinë.

Kjo, për një ditë trajtimesh dhe aktivitetesh osteopatike për fëmijët me nevoja të veçanta.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 2 Prillin si Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin në 2007 dhe ka punuar për të rritur ndërgjegjësimin për autizmin dhe duke ofruar mundësi të barabarta për individët autik.

“Këto përpjekje janë pjesë e përkushtimit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet ndër të tjera në postimin e KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat