Presidentja Osmani i kërkon qeverisë t’i heqë tarifat ndaj produkteve amerikane

Aktuale

Presidentja Osmani i kërkon qeverisë t’i heqë tarifat ndaj produkteve amerikane

Më: 3 prill 2025 Në ora: 18:05
Presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një postim në platformën X, Vjosa Osmani ka theksuar se ky hap do të forcojë marrëdhëniet ekonomike me aleatin më të afërt të Kosovës dhe do të dërgojë një mesazh të qartë për gatishmërinë e vendit drejt një partneriteti më të fuqishëm me SHBA-në.

“Jam e bindur se ky vendim do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Më shumë sesa një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, që riafirmon përkushtimin tonë ndaj aleancës së palëkundur Kosovë-SHBA”, ka shkruar Osmani.

Ky propozim vjen në një kohë kur Kosova synon të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, si një aleat historik i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat