Reagon djali i policit që dyshohet se vetëvra: I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri

Aktuale

Reagon djali i policit që dyshohet se vetëvra: I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri

Më: 4 prill 2025 Në ora: 19:21
Alban Tolaj

Djali i policit që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë, ka njoftuar për varrimin e babait.

Benet Tolaj, njofton se varrimi do të bëhet nesër në ora 16:20 në Pejë.

“Ne si familje ju falenderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne në këto momente të vështira. I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri“, shkruan djali i Alban Tolajt, Benet Tolaj.

Image
Reagimi

Alban Tolaj, është zyrtari policor që u gjet pa shenja jete sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se dyshohet se polici është vetvrarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat