Si ndodhi shembja e dheut në një vendpunishte që la të vdekur një person e një tjetër të lënduar?

Aktuale

Si ndodhi shembja e dheut në një vendpunishte që la të vdekur një person e një tjetër të lënduar?

Më: 5 prill 2025 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Punën e nisën në orët e para të mëngjesit.

Por në vendpunishte, dy punonjës të një kompanie private, pësuan lëndime të rënda në momentin sa ishin duke kryer punimet në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Kjo pasi aty pati shembje dheu.

Si pasojë, një 40 vjeçar u nxorr pa shenja jete. Personi tjetër i cili pësoi lëndime të rënda trupore, sipas policisë po merr trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën ‘Gjilani’ në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, u tha nga Policia e Kosovës.

Pas këtij rasti, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinë, vendosi shiritat për ndalimin e punës.

E kompania Private largoi nga vendi i ngjarjes makineritë e rënda, me të cilat po kryheshin punimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat