Rizvanolli tregon propozimin që ministria e saj i ka bërë ZRRE-së për çmimin e rrymës

Aktuale

Rizvanolli tregon propozimin që ministria e saj i ka bërë ZRRE-së për çmimin e rrymës

Më: 7 prill 2025 Në ora: 19:08
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, përmes një videoje në Facebook, ka treguar propozimin që kjo ministri ia ka bërë ZRRE-së në lidhje me çmimin e rrymës.

Rizvanolli ka thënë se ZRRE-së i kanë propozuar që të mos ketë rritje të çmimit, për konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë, rritja të jetë sa më e vogël.

”Në këtë mënyrë të mos trajtohet njëjtë për shëmbull, sikurse dikush që shpenzon 1000kWh në muaj, sikurse dikush që shpenzon 3000 kWh në muaj.

Në këtë mënyrë ne mbrojmë familjet sa më shumë që të jetë e mundur pa e cenuar sigurinë e furnizimit dhe veçanërisht mbrojmë ata të cilët kanë nevojë më së shumti.” ka thënë tutje ministrja.

Njoftimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat