Analisti Halil Geci, ka reaguar pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se LDK po zgjedh të bashkëpunojë me ata që shkatërruan, ndërsa refuzon të bashkohet me ata që luftojnë për sovranitetin e Kosovës.
“LDK po zgjedh të bashkëpunojë me ata që na shkatërruan, ndërsa refuzon të bashkohet me ata që po luftojnë për sovranitetin e Kosovës.
Dyfytyrësia e LDK-së është e papërshkrueshme: Si ka mundësi që kjo parti të bëjë koalicion me ata që na vranë, na shanë dhe na akuzuan për tradhëti, dhe që për më tepër, kanë penguar të afërmit tanë të na varrosin, duke i penguar dhe ndaluar ata që na shoqëronin në varrim?
Si ka mundësi që LDK të formonte qeveri me Listën Serbe dhe t’i priste ata me duar hapur, ndërsa këta ishin ata që vinin nga Beogradi, nga ata që na dogjën shtëpitë, na vranë fëmijët, dhe dhunuan mbi 20,000 gra dhe vajza? Dhe tani, për një fjalë që Kurti përdori, “hajvanat”, LDK e refuzon bashkëpunimin me ata që kanë ndihmuar për ta shtrirë sovranitetin në çdo cep të Kosovës”, thotë Geci.
Ai vendimin e LDK-së e quan të papërshkrueshëm dhe shkelje e interesit më të lartë të Kosovës, gjersa i këshillon të mos bëjnë koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe sepse do të jenë të humbur.
Shkrimi i plotë:
LDK, preke kokën, numro deri në dhjetë dhe mendo mirë – mos e shkel mundin dhe punën e atyre që ndihmuan ndërtimin e shtetit, dhe mos u bëj argat i interesave të serbisë!
LDK po zgjedh të bashkëpunojë me ata që na shkatërruan, ndërsa refuzon të bashkohet me ata që po luftojnë për sovranitetin e Kosovës.
Dyfytyrësia e LDK-së është epapërshkrueshme: Si ka mundësi që kjo parti të bëjë koalicion me ata që na vranë, na shanë dhe na akuzuan për tradhëti, dhe që për më tepër, kanë penguar të afërmit tanë të na varrosin, duke i penguar dhe ndaluar ata që na shoqëronin në varrim?
Si ka mundësi që LDK të formonte qeveri me Listën Serbe dhe t’i priste ata me duar hapur, ndërsa këta ishin ata që vinin nga Beogradi, nga ata që na dogjën shtëpitë, na vranë fëmijët, dhe dhunuan mbi 20,000 gra dhe vajza? Dhe tani, për një fjalë që Kurti përdori, “hajvanat”, LDK e refuzon bashkëpunimin me ata që kanë ndihmuar për ta shtrirë sovranitetin në çdo cep të Kosovës.
LDK, sa herë që i duhej pushteti, e lavdronte dhe ndihmonte PDK-në dhe Listën Serbe, dhe tani, me gjithë forcën që po investohet për të mbajtur këtë sovranitet dhe integritet të Kosovës, LDK thotë “jo” për bashkëpunim me VV-në. Kjo është një gabim i papërshkrueshëm dhe një shkelje e interesit më të lartë të Kosovës.
Thirrje e hapur për partitë e vogla dhe veçanërisht për LDK-në: Mos bëni koalicion me ata që kanë shkatërruar Kosovën dhe që punojnë kundër saj.
Mos bëni koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, sepse nëse e bëni, jeni të humbur! Ky është momenti që historia do t’ju gjykojë për veprimet që do të bëni sot.
Kosova ka nevojë për një qeveri që do të luftojë për sovranitetin dhe të ardhmen e saj, jo për një koalicion që do të ndihmojë ata që duan t’i kthejnë rojet e urës në veri, që duan ta kthejnë Serbinë në veri e ç’besa edhe në jug.