ZRRE vendos për rritjen e çmimit të rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve për 16 përqind

Aktuale

ZRRE vendos për rritjen e çmimit të rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve për 16 përqind

Më: 11 prill 2025 Në ora: 07:10 Përditësuar në ora: 13:34 më 11.04.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtare, ZRRE e rrit çmimin e rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve për 16 për qind

Zyra e Rregullatori të Energjisë ka lëshuar një njoftim zyrtar për media pas mbledhjes së mbajtur sot.

Në këtë njoftim, kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Njoftimi i plotë:

 KOMUNIKATË

Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025

Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:

– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.

Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org

Policia bllokon hyerjen e ZRRE-së

Policia e Kosovës ka bllokuar hyerjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE të premten ka mbajtur mbledhje, ku u mor vendimi për shtrenjtimin e rrymës.

Bordi i ZRRE-së nuk e kumton vendimin për çmimin e rrymës në mbledhje, pritet kumtesa më vonë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025 bëri të ditur se përmes një komunikate do të njoftojnë se a do të aprovohet vendimi.

Anëtari i ZRrE-së, Petrit Pepaj, tha se janë pranuar aplikacionet nga KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Ai shtoi se janë pranuar 399 komente nga qytetarë, institucione dhe palë të tjera dhe se janë zhvilluar diskutime konstruktive me përfaqësues të ndryshëm.

“Përshtatjet e rregullta janë komponente thelbësore në përcaktimin e çmimeve, të cilat mundësojnë rishikimin e të hyrave për të reflektuar ndryshimet mes vlerave të parashikuara dhe atyre të realizuara të kostove, veçanërisht atyre që janë jashtë kontrollit të ndërmarrjeve të rregulluara.

Në perputhje me mandatin ligjor të përcaktuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e Çmimeve, procesi i Përshtatjeve të Rregullta ka filluar në dhjetor të vitit 2024, pëemes letrës inicuese nga ZRRE-ja, në të cilën është përshkruar edhe orari i këtij procesi.

Në përputhje me afatet kohore, më 30 janar 2025 kemi pranuar aplikacionet për Përshtatje të Rregullta nga KOSTT, KEDS dhe KESCO. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre aplikacioneve, ZRRE-ja ka përgatitur Raportin Konsultativ, i cili është vendosur për konsultim publik më 14 mars 2025.

Gjatë periudhës së konsultimit publik kemi pranuar rreth 399 komente nga konsumatorët. gjithashtu komente kemi pranuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, shoqëria civile, Sindikata e Punëtorëve te Elektrokosovës, nga biznese, si dhe nga ndërmarrjet KOSTT, KEDS, KESCO dhe Elektrosever. ZRRE-ja ka kërkuar të zhvillojë takim edhe me grupin e iniciativës qytetare “Asnjë cent më shumë”, por nuk kemi marrë përgjigje pozitive për takim. Në të gjitha këto takime janë zhvilluar diskutime konstruktive, ku janë sqaruar shkaktarët kryesorë të përshtatjeve dhe mandati ligjor i ZRRE-së për sa i përket përcaktimit të çmimeve si dhe janë dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara për secilin koment të pranuar, duke u diskutuar ndaras me secilën palë të përfshirë në proces. Raporti, së bashku me komentet dhe përgjigjet përkatëse ndaj tyre, është dorëzuar në Bord për shqyrtim.

Po ashtu Pepaj, ZRRE ka trajtuar me kujdes të gjitha komentet, por mbetet e obliguar të vendosë tarifa bazuar në kosto të arsyeshme, ndërsa çështjet sociale i përkasin Qeverisë, sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Raporti, së bashku me komentet dhe përgjigjet përkatëse ndaj tyre, është dorëzuar në Bord për shqyrtim për vitin 2025, duke theksuar ndikimet negative në buxhetin familjar, standardin e jetesës dhe çmime të tjera, për shkak të vështirësive ekonomike, inflacionit dhe të ardhurave të uléta. Ata giithashtu kanë kerkuar transparencé më të madhe dhe perfshirje më te gjere ne konsultimet publike. Ne shprehim mirekuptim te plotë për shqetësimet e ngritura dhe të gjitha komentet jane trajtuar me kujdes. Megjithatë, ZRrE, në perputhje me Ligjin per rregullatorin e Energjise, eshtë e obliguar te percaktojë tarifat bazuar ne kosto të arsyeshme dhe jo ne gjendjen sociale të konsumatorëve – kjo e fundit mbetet pergjegjësi e Qeverisë, sipas nenit 50 të ligjit per rregullatorin e energjise

Me 5 vota për aprovohet shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU.

ZRRE-ja paralajmëron kumtesë për shtrenjtim të rrymës, gazetarët s’e lëshojnë sallën, kërkojnë përgjigje

Gazetarët nuk e lëshojnë mbledhjen e ZRRE-së pa marrë përgjigje se sa do të jetë rritja e çmimit të  energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu tha se do të dalin me komunikatë dhe kërkoi që gazetarët ta lëshojnë sallën e mbledhjes.

“Vetëm një përgjigje duam: sa është përqindja e shtrenjtimit të energjisë? Është kaq e thjeshtë,” kanë thënë gazetarët.

Sot vendimi për tarifat e reja të rrymës

Sot pritet të merret vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike, vendim i cili nëse merret do të hyjë në fuqi më 1 maj.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, njofton se sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbaj seancën e tretë për këtë vit, në të cilën në rend dite është shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per FSHU dhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë ishte shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.

Ai tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë.

Pepaj theksoi se ZRRE-ja është munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike dhe se ata nuk kanë dëshirë e as vullnet të vendosin pa arsye, barrë mbi qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat