Abdixhiku pas regjistrimit: Dikush që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Aktuale

Abdixhiku pas regjistrimit: Dikush që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Më: 11 prill 2025 Në ora: 14:56
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pyetur për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me procesin e formimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e kryetarit të Kuvendit, pozita e të cilës i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku ka theksuar se një person që nuk ka 61 vota për ta mbështetur, nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit.

“Një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare.

Pra minimalisht duhet të t’i ketë 61 vota, më pas shihemi për gjëra tjera. Qëndrimet e LDK-së besoj i keni mësuar tashmë.” ka deklaruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat