Ahmeti takohet me homologen e tij në Greqi, flasin për avancim të raporteve

Aktuale

Ahmeti takohet me homologen e tij në Greqi, flasin për avancim të raporteve

Më: 11 prill 2025 Në ora: 18:03
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi.

Në kuadër të këtij forumi, ai sot ka zhvilluar takim me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane, njoftojnë nga MPJD.

Theksohet se në qendër të diskutimit në mes të dy homologëve ishte avancimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i shkëmbimeve ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat