Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje

Aktuale

Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje

Më: 12 prill 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 11:39 më 12.04.2025
Albin Kurti

Mickoski: “One Stop Shop”, një lehtësim për qytetarët, ekonominë dhe tregtinë ndërmjet dy shteteve

Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.

Një vendim i duhur për lehtësimin e lëvizjes së qyettarëve tanë ndërmjet dy vendeve, një lehtësim për ekonominë e dy vendeve. Tashmë kemi një pikë ndalese, një pikë kontrolli, si dëshmi që kufiri nuk duhet të jetë mur por duhet të jetë urë bashkëpunimi mes vendeve. Një urë prej të e cila presim të kalojnë me miliona njerëz brenda vitit, ky kufi që deri vonë është parë si pengesë, tash e tutje do të shihet si lehtësim pa asnjë pengesë”, tha Mickoski.

Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit

Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se pas një angazhimi të gjatë sot po përurohet një projekt i veçantë për të dy shtetet.

Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”.

Sot hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.

Bëhet e ditur se kjo do të ndodhë për shkak të përurimit që sot do të bëhet në këtë pikë.

Përurimin do ta bëjë qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, teksa ky pikëkalim do të shërbejë si pikë kufitare e përbashkët.

“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat