Sot ka ardhur një njohje nga Sudani për Kosovën.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, njohjen nga Sudani.
Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj.
Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik.
Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë.
Urime Kosovë!