Gashi kishte vizituar Sudanin pak vjet më parë, ishte bashkë më miqtë amerikan

Aktuale

Gashi kishte vizituar Sudanin pak vjet më parë, ishte bashkë më miqtë amerikan

Më: 12 prill 2025 Në ora: 23:55
Alush Gashi

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Rugova, Alush Gashi, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Sudani.

Përmes një postimi në Facebook, ish-politikani i njohur ka deklaruar se ka kohë që Kosova kishte shprehur shpresën e saj të sinqertë për paqe, stabilitet dhe të ardhme më të mirë për popullin sudanez.

Alushi ndau edhe një fotografi nga takimi në Këshillin Sovran në Khartoum.

Ky është postimi i plotë i tij:

Faleminderit, Sudan, për njohjen e Republikës së Kosovës.

Në maj të vitit 2022, së bashku me miqtë Amerikanë  vizitova Khartoumin dhe u takova me anëtarët kyç të Këshillit Sovran, Nënkryetarin Lt. Gjeneral Hemedti dhe Lt. Gjeneral Ibrahim Gabir.

Kosova shpreh shpresën e saj të sinqertë për paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për popullin sudanez.

Foto nga takimi në Këshillin Sovran në Khartoum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat