Haxhiu: Opozita po tenton të vonojë konstitumin e Kuvendit

Aktuale

Haxhiu: Opozita po tenton të vonojë konstitumin e Kuvendit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 13:13
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i pranishëm dhe i gatshëm për të vazhduar procedurat për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit.

Por opozita, sipas saj, po mundohet të vonojë këtë proces.

“Ndodhi një situatë e paprecedent, opozita nuk e votoi raportin e Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve”, veprim ky që, sipas saj, nuk ka ndodhur në të kaluarën.

“Këta [opozita] po tentojnë që të vonojnë konstitumin e Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat