Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi potencoi se tani gjithçka është në dorë të presidentes Vjosa Osmani.
Në këtë rast, ai kritikoi opozitën për mosvotim, e që sipas tij qasja e tyre minon demokracinë e shtetit tonë.
Postimi i plotë
Gjithçka në dorë të Presidentes
Aktgjykimi KO72/20 i Gjykatës Kushtetues, si dhe Neni 95 par.6 i Kushtetues e shpjegon këtë Procedurë.
Presidentja znj.Vjosa Osmani duhet me e emëru kanditatin për kryeministër për formimin e Qeverisë teknike
Anashkalimi i Opozitës për mosvotim të komisionit për verifikim të mandatit të deputetëve me arsyetime shabllone minon demokracinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë.
Paramendone këta se votuan as vetëveten!
Opozitë, kfjellu!