Në fjalën hyrëse të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të vërtetohet planifikimi paraprak i bërë në Rashkë të Serbisë, për sulmin terrorist në Banjskë.
Në këto veprime, ai thotë se përfshihet edhe kreu i grupit terrorist Milan Radoiçiq , si dhe të akuzuarit tjerë, ndër ta të akuzuarin Vladimir Radivojeviq i njohur me pesudenimin “Mami”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Derisa u shfaqën pamjet e nxjerra nga sekuestrimi i dronit, prokurori Abazi tha se të akuzuarit kanë kryer ushtrime fizike, ushtrime taktike me armë të ndryshme, shpëthime me eksploziv dhe se vërtehen makina ushtarake në lëvizje.
“Kjo Prokurori do ta dëshmojë se grupi ishte mirë i organizuar, i ushtruar dhe se kishte për qëllim saktësisht sulmin më 24 shtator 2024”, tha Abazi.
Në videon tjetër, prokurori tregon se shihet ardhja e dy kamionëve në hyrje të fshatit Banjskë. Ai tha se në njërën video janë nxjerrë pamjet nga DVR e kamerave në fshatin Banjskë, ku do të vërtetohet fillimi i sulmit në Banjskë.
Ai tha se grupi terrorist ka monintoruar rrugët në vendin e ngjarjes në ditën kritike dhe se këtë e tregojnë videot. Tha se edhe pozicionimi i automjeteve të këtij grupi ishte vendosur në pozita të përshtatshme me qëllim të sulmit.
Provë tjetër me rëndësi, Abazi tha se është edhe video-incizimi nga kamerat e vendosura nga automjetet zyrtare dhe dronët e Policisë, ku vërtetohet sulmi me armë dhe raketahedhës.
“Lëvizjet taktike të grupit tregojnë qartë se grupi ishte i vendosur në pika të caktuara me armë të gjata, raketahedhës, me uiforma të kamufluara ushtarake, sipas pamjeve të këtyre filmimeve”, tha prokurori.
Duke vazhduar me spjegimin e pamjeve, prokurori special Naim Abazi tha se pamjet nga droni tregojnë përbërjen e personave të përfshirë në sulm, ku ndër ta është edhe Radoiciq, i cili gjendet në arrati dhe identifikohen disa të pandehur që janë në shqyrtim gjyqësor.
“Gjithashtu, në video shihet edhe arratisja e të akuzuarve që kishin braktisur mjetet e sjella më parë”, tha ai.
Më pas, prokurori tregoi fotografinë e armatimit të rëndë që grupi terrorist e ka përdorur për kryerjen e veprave penale sikurse në aktakuzë në ditën kritike në Banjskë të Zveçanit. Tha se në ditën kritike kishte shkuar në vendin e ngjarjes si prokuror i rastet dhe se gjatë qëndrimit aty kishte vërejtur një nga skenat më të rënda dhe pamje të armatimit të rëndë.
Sipas prokurorit, Prokuroria ka arritur të sekuestrojë prova që do të shqyrtohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, sikurse janë hartat topografike të veriut të Kosovës, pozicione me ngjyrë në lokacionet e Banjskës.
“Pasoja e sulmit mbi bazën e dëshmive do të vërtetohet se si rezultat i këtij sulmi mbeti i vrarë rreshtri policor Afrim Bunjaku. Rashiqi i plagosur, ndërsa të tjerë të lënduar, që kanë qenë të parët që kanë shkuar në vendngjarje që të largojnë kamionët nga rruga, të vendosur nga grupi terrorist me qëllim të planifikimit të sulmit”, tha Avazi.
Po ashtu, tha se do të vërtetohet se nga ky sulm janë dëmtuar edhe shtëpitë e qytetarëve. Më pas, u shfaq edhe një fotografi e të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, për të cilin tha se dëshmohet se kishte veshur uniformë ushtaraket të kamufluar dhe kishte armë të kalibrit të gjatv.
“Gjithashtu, nga ekzaminimi i telefonave është nxjerrë lista e strukturës së organizuar të grupit që Blagoje Spasojeviq ishte pjesë e këtij grupi, që vërtetohet se kishte ardhur në fshatin Banjskë me atormjetin Jeep shirok, ngjyra e zezë”, tha më tej prokurori.
Prokurori Abazi theksoi se nga fotografitë e nxjerra nga telefonat, tregojnë se Spasojeviq ishte me personat tjerë tani të akuzuar që gjenden në arrati, që në momente të caktuara kishin kryer ushtrime Kopaunik. Spasojeviq tha se shihet dhe vërtetohet se ishte me persona tjerë të akuzuar në këtë rast.
Edhe të arrestuarit në vendin e ngjarjes- të akuzuarit Vladimit Toliq e i cili ishte plagosur, e të cilit i ishte ofruar ndihmë mjekësore, tha se i ishte gjetur armë ushtarake, që vërtetohet se ishte pjesë e strukturës organizative.
“E nderuara Gjykatë, edhe personi i tretë Dushan Maksimoviq, ishte personi që para sulmit dhe gjatë sulmit ishte aktiv duke i ndihmuar e udhëzuar anëtarët e grupit. Nga provat- pajisjet elektronike vërtetojnë se i pandehuri kishte një detyrë të qartë prej momentit kur ka ndodhur sulmi para dhe pas”, tha ai.
Më tutje, tha se Maksimoviq shihet duke marrë pjesë në sulmet kundër KFOR-it, dhe se fotografitë tregojnë që ishte pjesë e grupit të personave që gjenden në arrati dhe se kjo fotografi që është gjetur në telefonin e tij është identike me vendn e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi.
Të gjitha këto prova, dhe provat tjera në aktakuzë të cilat janë dhënë edhe me grafika përmes prezantimeve të strukturuara në ekran, dëshmojnë profesionalizmin e sistemit hetimor dhe gjyqësor në këtë procedurë.
“Në këtë proces, nuk do të flasin vetëm provat dhe as fjalët, por do të flasin viktimat, faktet, vetë drejtësia, pasi që PSRK qëndron këtu sot për të treguar se askush me armën në dorë dhe as i mbështetur në strukrat politike ushtarake nuk është mbi ligjin”, tha Abazi.