​Raporti i ORCA-s, rritja e transparencës nëpër universitet ka qenë e qëndrueshme

Aktuale

​Raporti i ORCA-s, rritja e transparencës nëpër universitet ka qenë e qëndrueshme

Më: 17 prill 2025 Në ora: 14:36
Liridona Ademaj

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar sot raportin e saj vjetor për transparencën formale të universiteteve publike të Kosovës për 2025.

ORCA në këtë hulumtim ka grumbulluar të dhëna mbi ekzistencën e 36 dokumenteve dhe informatave nga tetë institucione publike të arsimit të lartë.

Në raport u theksua ngritja e transparencës nga universitetet publike të Kosovës. Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës u cilësuan si universitetet më transparente.

Gjatë publikimit të këtij raporti morën pjesë disa prej rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, të cilët theksuan përkushtimin e tyre që transparenca të jetë sa më e madhe.

Liridona Ademaj nga ORCA theksoi se për 2025 rritja e transparencës ka qenë e qëndrueshme. Ajo theksoi se universitetet kanë publikuar dokumentet dhe informatat e nevojshme. Në këtë raport ajo theksoi se Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës këtë vit janë lider të transparencës.

Ademaj: Rritja e transparencës nëpër universitete ka qenë e qëndrueshme

Mund të themi që rritja e transparencës nëpër universitet ka qenë e qëndrueshme. Të gjitha universitetet janë munduar të jenë në hap me transparencën dhe kanë publikuar dokumentet dhe informatat e nevojshme. Edhe me këto ndryshime metodologjike mund të vërehet që ka qenë një rritje. Edhe me këto ndryshime metodologjike pra mund të vërehet që ka qenë një rritje apo një qëndrueshmëri e transparencës. Kjo natyrisht mund të cilësohet si vetëdijesim të stafit akademik, i profesorëve, menaxhmenteve dhe studentëve që janë hisedarët kryesorë… Këtë vit, liderë të transparencës është Universiteti i Prishtinës dhe i Gjakovës, një shembull tjetër i transparencës është Universiteti i Ferizajt që në matjen e parë ka pasur indeksin 0.29 apo jo transparent. Tutje, ka pasur disa lëvizje ndër vite, mirëpo vitin e kaluar ka arritur të shkallën të kënaqshëm të transparencës me indeksin 0.75, mirëpo në matjen e vitit 2025 ky universitet ka pas rënie domethënëse aktualisht është pjesërisht transparent, me indeksin 0.67”, tha ajo.

Rron Gjinovci nga ORCA, tha se ka një tendencë nga universitet që të jenë më transparente.

Gjinovci: Ekziston tendencë për transparencë nga universitetet

Po dua me ju thënë që jam i lumtur që mundemi me bë një kësi eventi edhe me fol për diçka që është pozitive. Sot çfarë kemi mundur me nxjerr përfundim prej kësaj se çfarë tha Liridona, është që ekziston një farë tendence me qenë transparent nga universitet, nuk është më ajo periudha ku duhet me i nxjerrë fjalët me ‘dara’ prej tyre, pavarësisht që ne e kemi shtuar numrin e indikatorëve që është një ndryshim i madh metodologjik prej 28 dokumenteve të kalojnë në 36, një përqindje relativisht e madhe. Kjo u pa që nuk ka reflektuar asgjë te kjo rënie drastike e universiteteve, që kallëzon që pavarësisht a kemi kërkuar ne prej tyre me qenë transparent në disa fusha ajo, ata veç se janë transparent”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi vështirësitë që ballafaqohen si universitet në sektorin e teknologjisë informative, si dhe mungesën e stafit në mënyrë përditësimi i të dhënave të bëhej në kohë më të shpejtë.

Hajrullahu: Ballafaqohemi me vështirësi në sektorin e teknologjisë informative

“Është jashtëzakonisht e arritur e madhe e jonë si shoqëri si vend si universitete, në shumës që kemi arritur këtë stad për të diskutuar për këto çështje. Shpeshherë ne ballafaqohemi me disa vështirësi sidomos me sektorin e teknologjisë informative, mungesën e stafit, përditësimin e të dhënave në kohë reale, nuk është justifikim tentim justifikimi, por vetëm tentim sqarimi se pse ndoshta ne nuk arrijmë të jemi në kohë reale transparent njëqind për qind. Ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve duke filluar prej burimeve financiare dhe njerëzore”, tha ai.

Ndryshe, raporti i ORCA-s dëshmon një përparim të qëndrueshëm në transparencën formale të universiteteve publike në Kosovë. Pjesëmarrja e rektorëve në panel për të diskutuar për transparencën dëshmojnë një vetëdijesim të shtuar për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Kujtojmë, transparenca formale është hapi i parë drejt transparencës së mirëfilltë dhe llogaridhënies së institucioneve publike, të cilat burim të vetëm të të ardhurave e kanë buxhetin e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat