Viti 1999: Vogëlushi nga Kosova pozon me një “armë” pranë ushtarit britanik të KFOR-it

Aktuale

Viti 1999: Vogëlushi nga Kosova pozon me një “armë” pranë ushtarit britanik të KFOR-it

Më: 19 prill 2025 Në ora: 00:14
Viti 1999: Vogëlushi kosovar pozon me një “armë” pranë ushtarit britanik të KFOR-it. Burimi: SOFREP

Faqja e madhe për lajme ushtarake “SOFREP” e ka ndarë një fotografi të një ushtari britanik dhe një djali të vogël gjatë luftës në Kosovë.

E zgjedhur si “fotografia e ditës” nga “SOFREP”, ushtari britanik mban një snajper L96.

Ndërsa djaloshi i vogël mban një shkop në formë të një “arme”.

Britania e Madhe ishte një nga kontribuueset kryesore dhe mbështetësja e fuqishme në fushatën bombarduese ndaj caqeve serbe në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat