Peci tregohet i prerë: Ata që e kanë mohuar mandatin duhet të largohen nga ulëset e Kuvendit

Aktuale

Peci tregohet i prerë: Ata që e kanë mohuar mandatin duhet të largohen nga ulëset e Kuvendit

Më: 19 prill 2025 Në ora: 11:39
Faton Peci

Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, tha se nuk mund të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit, pa u miratuar raporti për verifikimin e mandateve.

Ai tha se shtyrjet e seancave s’kanë të bëjnë nëse fituesja e zgjedhjeve, LVV-ja, i ka 61 votat, pra shumicën e thjeshtë.

“Para se të shkojmë te çështja e konsitutimit të Kuvendit, ata që e kanë mohuar mandatin duhet të largohen nga ulëset e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.

PDK, LDK, AAK insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje formale që të betohen si deputetë dhe nuk duhet të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat