Cakolli flet për arsyet që Kuvendi nuk po konstituohet: Jo pse s’po gjendet zgjidhja, por pse…!

Aktuale

Cakolli flet për arsyet që Kuvendi nuk po konstituohet: Jo pse s’po gjendet zgjidhja, por pse…!

Nga: M.H. Më: 21 prill 2025 Në ora: 21:09
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI, përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tregon arsyjen pse Kuvendi nuk po konstituohet duke përmendur që LVV nuk i ka votat dhe opozita nuk po lëvizë asgjë, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu thotë që dikush duhet të marrë barrën duke thënë se nuk është më krizë kushtetuese apo funksionaliteti, pasi të gjithë bëjnë sikur presin diçka, por realisht, po presin që asgjë të mos ndodhë.

Postimi i plotë

Kuvendi nuk po konstituohet dhe të gjithë po presin. Jo pse s’po gjendet zgjidhja, por pse askush nuk po e kërkon me të vërtetë - sidomos partia fituese (relative) e zgjedhjeve. Derisa s’ka Kryetar, ora kushtetuese nuk fillon. Nuk ka afate, nuk ka presion, prandaj nuk ka as përgjegjësi.

LVV-ja e di që nuk i ka votat. Opozita e di po ashtu, por as ajo nuk është kompakte. Askush nuk lëviz, ngase askush s’po do as të qeverisë, as të shkojë në zgjedhje – tani për tani.

Dhe kjo sepse në momentin kur Kuvendi konstituohet, dikush do të duhet ta marrë barrën. Ose të qeverisë, ose të rrëzohet, ose të dorëzohet.

Por në këtë “lojë pa pasoja”, ka një paradoks. Në katër përpjekje për konstituim, dy janë me mëditje për deputetët. Por “punë efektive” është veç pak më shumë se një orë gjithsej.

Kjo nuk është më krizë kushtetuese apo funksionaliteti. Të gjithë bëjnë sikur presin diçka. Por realisht, po presin që asgjë të mos ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat