Postimi “tmerrues” i Rejhan Belës në ‘TikTok’ një natë para vrasjes së rreshterit Lika

Aktuale

Postimi “tmerrues” i Rejhan Belës në ‘TikTok’ një natë para vrasjes së rreshterit Lika

Më: 22 prill 2025 Në ora: 21:05
Rejhan Bela

Rejhan Bela, 18-vjeçari i arrestuar nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, e ka “paralajmëruar” burgosjen e tij.

Një ditë para ekzekutimit me katër plumba të rreshterit Lika, 18-vjeçari kishte bërë lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.

Më 31 mars të këtij viti, në një profil në TikTok që dyshohet se i përkiste Rejhan Belës, ishte publikuar një shkrim me lutje për lirimin nga burgjet të myslimanëve.

Bela ishte lutur që të lirohen të gjithë myslimanët.

“Allahu i liroftë të gjithë vëllezërit myslimanë nga burgjet”, shkruhej në postimin në TikTok të shoqëruar me një Ilahi.

Image
Tiktok
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat