Çka po ndodh në Bosnje? - Eksperti i sigurisë: Situata atje vërtet mund të jetë serioze...

Aktuale

Çka po ndodh në Bosnje? - Eksperti i sigurisë: Situata atje vërtet mund të jetë serioze...

Nga: A.SH Më: 23 prill 2025 Në ora: 22:30
Bosnje

Autoritetet e sigurisë në Bosnje kanë tentuar të arrestojnë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, pas një vendimi gjyqësor që e dënon atë me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik ndodhej në Sarajevën Lindore për një takim me zyrtarë lokalë kur ndodhi tentativa për arrestim. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra për gjashtë vjet.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se situata atje është shumë serioze.

Postimi i plotë:

Situata e sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë vërtet mund të jetë serioze, pasi autoritetet e sigurisë në Bosjne kanë tentuar të arrestojnë Milorad Dodikun president i republikës sërbe në BeH

Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte lëshuar më herët një urdhër-arrest për Milorad Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar të RS-së, Nenad Stevandiq, pas një vendimi për dënim me burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës nxjerri një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Tentativa për arrestimi s Dodik ishte, ngase gjatë ditës, Dodik kishte arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku planifikonte të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat