Sejdiu flet për përplasjen me Përparim Ramën: U ndjeva keq, sjellja ishte e keqe

Aktuale

Sejdiu flet për përplasjen me Përparim Ramën: U ndjeva keq, sjellja ishte e keqe

Më: 24 prill 2025 Në ora: 19:00
Dardan Sejdiu

Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në “FRONTAL” ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai.

“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai.

“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.

Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.

“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat