A ka qëllim LVV ta zhbllokojë situatën? Ja si përgjigjet Kraki

Aktuale

A ka qëllim LVV ta zhbllokojë situatën? Ja si përgjigjet Kraki

Më: 24 prill 2025 Në ora: 22:56
Nezir Kraki

Nezir Kraki, deputet i zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Albulena Haxha është kandidate e tyre për kryeparlamentare dhe se duhet të votohet.

Kraki i pyetur në “Këndin e Debatit” se a kanë qëllim të zhbllokimit të Kuvendit nga partia fituese, ai ka thënë se ata duan që të ndiqen rregullat e lojës.

Ai ka thënë se duhet të konstituohet Kuvendit dhe më pas vjen faza e negociatave e marrëveshjeve politike.

“Qëllimi i partisë fituese është që të ndiqen rregullat e lojës, që janë strikte e të qarta dhe të kapërcehet në pikën B, e dytë pa të cilën as opozita nuk mund të jetë në ato kërkesat e tyre legjitime. Ne gjithë duhet ta kalojmë atë pastaj të kalojmë në ato fazat e kompromisit, marrëveshjeve, koalicioneve post zgjedhore”, ka thënë Kraki në Tëvë1.

Të premten do të mbahet përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

E propozuara nga LVV për këtë pozitë, Albulena Haxhiu në tri votime nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamnetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat