Molliqaj takohet me Gucatin, dakordohen për rritje të mbështetjes institucionale ndaj veteranëve

Aktuale

Molliqaj takohet me Gucatin, dakordohen për rritje të mbështetjes institucionale ndaj veteranëve

Më: 25 prill 2025 Në ora: 14:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është takuar të premten me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në kumtesë të lëshuar nga OVL UÇK thuhet se të dy palët në këtë takim pajtuan se është e domosdoshme që të rritet përkrahja institucionale për veteranët dhe të ruhet dinjiteti i tyre në jetën publike e politike të vendit.

“Në këtë takim u diskutua për çështje që lidhen me pozitën e veteranëve të luftës, sfidat sociale dhe ligjore me të cilat ata përballen.

Si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të dala nga lufta dhe partive politike në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat