Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vatika për Papa Françeskun.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këto homazhe i bëri bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begajn dhe kardinalin Ernest Simoni, përcjell “Bota sot”.
Ndër të tjera, Osmani vlerësoi lart figurën e Papa Françeskut.
Shkrimi i plotë
Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën.