Çka ndodhi në aksionin e njësisë së anti-terrorizmit në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Lika?

Aktuale

Çka ndodhi në aksionin e njësisë së anti-terrorizmit në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Lika?

Më: 25 prill 2025 Në ora: 20:23
Muhamet Lika

Sërish zbarkuan në qytetin e Kaçanikut, mëngjesin e së premtes.

Kjo është hera e dytë gjatë kësaj jave kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kreu operacion në këtë qytet, pas vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.

Kësaj here në mbështetje të Njësisë Kundër Terrorizmit, u kryen bastisje në disa lokacione.

Si rezultat i kësaj,  si të dyshuar u arrestuan,  Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami.

Ata u shoqëruan në stacionin e Policisë ku për disa orë u intervistuan nga hetuesit e njësisë  anti-terror.

E pas disa orësh, ata tashmë janë liruar në procedurë të rregullt.

Dyshimet e para ndaj tyre ishin se kishin kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje“, “Pjesëmarrje në grupe terroriste“, dhe “Rekrutim për qëllime terroriste“.

Këtë aksion e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se ka arrestime të reja.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligj-zbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune, e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj por po ashtu vetë popullin e saj”, tha Sveçla.

Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill në shkallët e banesës së tij në Kaçanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat