Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun – VV të angazhohet që të sigurojë votat

Aktuale

Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun – VV të angazhohet që të sigurojë votat

Më: 26 prill 2025 Në ora: 22:19
Time Kadrijaj

Nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca e shtatë konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e këtij subjekti politik Time Kadrijaj, e cila thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Kadrijaj thotë se duhet angazhim i Lëvizjes Vetëvendosje që ti siguroj votat e mjaftueshme.

“Po duhet angazhim i LVV për ti siguruar votat. Ne s’kemi ndërru qëndrim për votim të kryeparlamentarit!”. tha Kadrijaj për median.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat