Kurti nga posta në Leposaviq: Ndoshta me ja çu nga një letër partive opozitare – votone Albulenën

Aktuale

Kurti nga posta në Leposaviq: Ndoshta me ja çu nga një letër partive opozitare – votone Albulenën

Më: 28 prill 2025 Në ora: 18:38
Kurti nga posta në Leposaviq

Gjashtë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit sepse Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin nuk i ka votat për të zgjedhur kandidatën Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Ndonëse ka punë që t’ia sigurojë votat Haxhiut, Kurti gjatë ditës është shfaqur i relaksuar, të paktën para kamerave gjatë kohës sa shkoi në Leposaviq e Zveçan në një nga zyrat e Postës së Kosovës atje.

Ai tha me shaka:  "Ndoshta me ja çu nga një letër edhe partive opozitare votone Albulenën".

Nesër, e martë, sërish do të tentohet zgjedhja e kreut të parlamentit. Nuk dihet nëse me herën e shtatë Vetëvendosje do të arrijë konstituimin e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat