Daut Haradinaj: I kemi treguar emrat që i votojmë për kreun e Kuvendit, por jo Haxhiun

Aktuale

Daut Haradinaj: I kemi treguar emrat që i votojmë për kreun e Kuvendit, por jo Haxhiun

Më: 29 prill 2025 Në ora: 10:23
Daut Haradinaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj para nisjes së seancës konstituive tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin e njëjtë për kryeparlamentar, atëherë qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë.

Haradinaj tutje theksoi se AAK ka ofruar zgjidhje.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë…Po presim prej shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet me ma me çfarë rendi po hyjnë sot në garë… Nëse mbetet i njëjtë, atëherë edhe qëndrimi i aleancës mbetet i njëjtë.

Kemi ofruar zgjidhje, i kemi përmendur emrat që jemi të gatshëm të votojmë, por jo kandidaten e njëjtë”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat