Ali Ahmeti pritet nga presidentja Vjosa Osmani në Prishtinë

Aktuale

Ali Ahmeti pritet nga presidentja Vjosa Osmani në Prishtinë

Më: 29 prill 2025 Në ora: 16:52
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur BDI përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Kryetari Ahmeti pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë”, shkruhej në njoftim.

Ahmeti ishte bashkë me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kur vizituan zyrën e presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat