Edhe në tentativën e tetë, Albulena Haxhiu dështoi që të votohet kryeparlamentare. Tash e tetë seanca po mbahen pa kurrëfarë zgjidhje.
Ish komandanti ushtarak, Hafir Hoxha ka thënë se Albulena Haxhiu duhet të largohet dhe të lëshojë rrugë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Shteti dhe populli nuk mund të mbahen peng për një individ” deklaron ai.
“Albulena Haxhiu pasi e ka kuptue që edhe me u zgjedh disi ! atë detyr kurr nuk do ta ushtron si duhet! Nuk mbahet peng nje shtet, një popull per nje individ! LARGOHU Albulena, zgjidhne tjetrin e le të ec shteti perpara!”, shkruan ai.