“Humbës të dobët”, reagon Gërvalla: Opozita bllokon votimin e fshehtë – unitet edhe me Listën Serbe

Aktuale

“Humbës të dobët”, reagon Gërvalla: Opozita bllokon votimin e fshehtë – unitet edhe me Listën Serbe

Nga: A.SH Më: 1 maj 2025 Në ora: 11:33
Donika Gërvalla

Bllokada në Kuvendin e Kosovës vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë dalë kundër propozimit për votim të fshehtë si mundësi për zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

Pavarësisht dallimeve të thella politike, këto parti kanë shfaqur unitet të plotë kundër kësaj procedure, duke refuzuar votimin e fshehtë që mund të lejonte deputetëve më shumë liri veprimi.

Donika Gërvalla ka thënë se ky refuzim po shihet si shenjë e mosbesimit të thellë që partitë kanë ndaj deputetëve të tyre dhe si një tjetër dëshmi e krizës së funksionimit parlamentar.

Postimi i plotë:

Bllokada vazhdon.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve.

Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total.

Humbës të dobët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat