Publicisti Milaim Nela ka reaguar pas dështimit të nëntë të konstituimit të Kuvendit.
Duke komentuar vazhdimin e sotëm të seancës, Nela ka thënë se në rregulloren e Kuvendit nuk specifikohet mënyra e votimit të kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.
Për publicisti Nela, përsa kohë që nuk hiqet dorë nga propozimi i Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nuk ka shanse për zgjidhje të situatës.
“Nuk ka asnjë shenjë të zhbllokimit të situatës politike politike në Kosovë!
Janë ngulë të gjithë në istikamet e veta!
O si të them unë o s'ka tjetër!
Sot u tentua që edhe të ndryshohet mënyrë e votimit nga e hapur në të fshehtë.
Nuk mund ta them nëse kjo është e ligjshme apo jo!
Në një rregullore të Kuvendit që gjeta në internet të vitit 2010 nuk gjeta askund të shkruar mënyrën e votimit.
Aty thuhet vetëm që Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicë votash por nuk specifikohet mënyra se si votohet!
Sa kohë që këmbëngulet me propozimin e një kandidateje që nuk ka asnjë shans të marrë konsensus nga shumica e deputetëve nuk ka shanse për “ulje të armëve”!”, ka deklaruar ai.
Madje, publicisti e quajti “arrogancë” sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë thirrje që të arrihet marrëveshje për dërgimin e vendit në zgjedhje.
“VV-ja hala nuk po e kupton se me 48 mandate mundet me u sjellë me këtë lloj arrogance!
Uluni në tavoline ose çojeni vendin në zgjedhje!
Por me këtë pandershmëri nga të gjitha kampet politike nuk pritet rezultat ndryshe!”, ka nënvizuar Nela.
Fajin për këtë situatë, Nela e ka adresuar tek kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndërsa ka potencuar se Kosova nuk meriton zhagitje të mëtejshme.
“Një gjë është e sigurtë:
Nuk asht Albulena që po e mban peng Kosovën por asht Albin Kurti!
Asht përgjegjësia e tij ekskluzive me lëshu pe e me gjetë zgjidhje politike.
Kosova nuk e meriton këtë zhagitje!
Nuk jemi ma në situatën e vitit 2020!
Nëse atëherë zgjedhësi pa dukshëm një komplot për rrëzimin e një qeverie legjitime sot nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme VV do marrë më pak se në zgjedhjet e 9 Shkurtit!
Këtë duket se nuk po e kupton kryeministri i Kosovës se qartazi do të shkojë në zgjedhje të reja!”, ka përfunduar ai.