Befason Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë qeverinë Kurti

Aktuale

Befason Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë qeverinë Kurti

Më: 1 maj 2025 Në ora: 22:57
Azdren Shala

Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të gatshme të votojnë Qeverinë Kurti.

Ai shton se votimi i fshehtë që u propozua sot në seancën e nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës, i mbron ato të mos linçohen publikisht.

“Sipas një burimi të besueshëm që unë e kam, s’e di se a është krejt i saktë, por është shumë i besueshëm, dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti.

Votimi i fshehtë i tyre i mbron nga linçimi publik”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat