“Shënjestra dhe objektivi Albin Kurti”, familja e Haki Imerit me reagim, ja çfarë rreziku paralajmërojnë

Aktuale

“Shënjestra dhe objektivi Albin Kurti”, familja e Haki Imerit me reagim, ja çfarë rreziku paralajmërojnë

Nga: N.E Më: 3 maj 2025 Në ora: 06:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Familja e Haki Imerit, ka reaguar pas raportit se liria e mediave ka shënuar rënie në vitin e fundit.

Sipas tyre, në Kosovë shpifja është bërë profesion dhe paragjykimi standard dhe në shënjestër është Albin Kurti.

“Shënjestra:Albin Kurti -Në Kosovë, shpifja është bërë profesion. Paragjykimi është bërë standard. -Urrejtja është valuta me të cilën gazetarët shërbejnë krimin. Sot, kush ka një mikrofon apo tastierë, shitet si mbrojtës i së vërtetës.

-Por në realitet, janë kasapë të imazhit publik që nuk ndalen derisa të kryqëzojnë Albin Kurtin me gjuhën më të ulët dhe më të paguar në tregun e zi të propagandës.

-Kjo nuk është më gazetari. Kjo është industri e zezë, e ndërtuar nga trafikantë narrativash, që e shesin urrejtjen si kritikë dhe propagandën si liri shtypit”, shkruhet në reagimin e tyre.

Tutje, ata thonë se Kurti nuk i kontrollon mediat dhe është njeriu më i lirë dhe i pakapshëm nga shatazhi në Kosovë.

“Dhe objektivi kryesor është Kurti – i vetmi që nuk i kontrollon mediat, por që është vënë në shënjestër nga ato.

-Nëse sot do të mblidhnim të gjitha linçimet shpifjet, ofendimet, fyerjet, pargjykimet , gjyqet mediatike dhe “analizat” pa fakte, do të kishim një enciklopedi të zezë:

-Si ta shkatërrosh një lider pa plumb, por me zjarrin e përditshëm të urrejtjes mediatike.

-Albin Kurti është njeriu më i lirë dhe më i pakapshëm nga shantazhi në Kosovë.

-Por është edhe më i sulmuari, me një fushatë të egër, të organizuar dhe të financuar nga kanale të errëta”, shkruhet tutje.

Reagimi i plotë:

Shënjestra:Albin Kurti

-Në Kosovë, shpifja është bërë profesion. Paragjykimi është bërë standard.

-Urrejtja është valuta me të cilën gazetarët shërbejnë krimin. Sot, kush ka një mikrofon apo tastierë, shitet si mbrojtës i së vërtetës.

-Por në realitet, janë kasapë të imazhit publik që nuk ndalen derisa të kryqëzojnë Albin Kurtin me gjuhën më të ulët dhe më të paguar në tregun e zi të propagandës.

-Kjo nuk është më gazetari. Kjo është industri e zezë, e ndërtuar nga trafikantë narrativash, që e shesin urrejtjen si kritikë dhe propagandën si liri shtypi.

-Dhe çdo ditë, qytetarëve u servohet i njëjti helm, linçim i rafinuar, i paketuar bukur për të mashtruar publikun.

-Pse?

-Sepse Kurti nuk ulet në tryezat ku bëhen pazaret.

-Nuk është klient i askujt.

-Dhe në një vend ku gjithçka blihet e shitet, një njeri që s’hyn në pazare, shpallet armik.

-Për këtë, gazetarët janë kthyer në ushtarë të një lufte të pistë, ku synimi nuk është e vërteta, por shkatërrimi i saj.

-Dhe objektivi kryesor është Kurti – i vetmi që nuk i kontrollon mediat, por që është vënë në shënjestër nga ato.

-Nëse sot do të mblidhnim të gjitha linçimet shpifjet, ofendimet, fyerjet, pargjykimet , gjyqet mediatike dhe “analizat” pa fakte, do të kishim një enciklopedi të zezë:

-Si ta shkatërrosh një lider pa plumb, por me zjarrin e përditshëm të urrejtjes mediatike.

-Albin Kurti është njeriu më i lirë dhe më i pakapshëm nga shantazhi në Kosovë.

-Por është edhe më i sulmuari, me një fushatë të egër, të organizuar dhe të financuar nga kanale të errëta.

-Kjo që quhet “liri për te sulmuar e vrar” nuk është më fjalë e lirë.

-Është një orgji kolektive urrejtjeje, një krim verbal që ndodh çdo natë në prime-time.

-Ka ndonjë gazetar të burgosur sot në Kosovë? Jo.

-Ka ndonjë që trembet të flasë? Jo.

-Por ka një gjueti shtrigash, të drejtuar nga ata që duan Kosovën të përmbytur në kaos.

-Dhe mercenarët e fjalës janë kthyer në armë për këtë mision.

-Gazetarët nuk janë më të pavarur.

- Nuk janë më zëri i qytetarëve. Janë të paguar për të vrarë karaktere, jo për të raportuar fakte.

-Pronarët e tyre janë tregtarë të ndikimit-krimit Kush nuk i blen, shpallet armik.

-Intelektualët janë përjashtuar. Zëri i arsyes është mbytur. Sot, në treg shet vetëm gjaku simbolik i linçimit të Albin Kurtit.

-Kjo nuk është më media. Kjo është fabrikë urrejtjeje, makineri propagande që rrezikon vetë shtetin.

-Jemi përballë një rreziku të ri: një atmosferë që çon drejt konfliktit civil, ku mediat jo vetëm që nuk qetësojnë, por nxisin zjarrin.

-Kur çdo ekran, çdo studio, ka vetëm një refren: sharje, shpifje, linçim kjo s’është më demokraci.

-Kjo është diktaturë mediatike, ku mikrofoni është bërë armë masive.

-Dhe kjo nuk është liri, por përdhosja më e madhe e lirisë që nga përfundimi i luftës.

-Sepse kur shpifja bëhet normë, kur opinioni kthehet në gjyq publik, kur fjala nuk informon, por helmon, atëherë media është shndërruar në republikë të errët të shpifësve me licencë.

-Më të rrezikshëm se çdo armik i jashtëm. Sepse armiku i jashtëm trembet nga shteti, këta gazetaret- mercenarë e shkatërrojnë atë nga brenda, çdo natë, në çdo ekran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat