Kadrijaj tregon se ‘‘kjo është arsyeja’’ se pse Ramush Haradinaj u largua nga Kuvendi para fillimit të seancës

Aktuale

Kadrijaj tregon se ‘‘kjo është arsyeja’’ se pse Ramush Haradinaj u largua nga Kuvendi para fillimit të seancës

Më: 3 maj 2025 Në ora: 11:33
Time Kadrijaj

‘‘Për shkak të agjendave personale’’, është arsyeja se pse Ramush Haradinaj është larguar nga Kuvendi para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Kështu ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj pas dështimit të radhës së seancës për konstitumin e Kuvendit.

‘‘Zoti Haradinaj ka pasur agjenda të tij personale, dhe tash si kryetar i një partie politike nuk mundet çdo 48 orë të vijë dhe të qëndroj këtu, duke pasur edhe agjenda të tjera.

Kjo është arsyeja pse e ka lëshuar sallën, për shkak të agjendave’’, ka thënë ajo për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat