Familja e Haki Imerit ironizon Vuçiqin dhe Grenellin: Diplomacia në duart e një “roje muzeu”

Aktuale

Familja e Haki Imerit ironizon Vuçiqin dhe Grenellin: Diplomacia në duart e një “roje muzeu”

Nga: A.SH Më: 4 maj 2025 Në ora: 09:49
Haki Imeri

Familja e Haki Imerit ka reaguar me ironi ndaj vizitës së fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në SHBA, ku ishte paralajmëruar një takim me Donald Trumpin – një takim që nuk ndodhi kurrë. "Trumpi nuk e priti, nuk e thirri, as nuk e përshëndeti – madje as pastruesi i Shtëpisë së Bardhë nuk e njohu," shkruan Imeri, duke përqeshur pritshmëritë e Vuçiqit.

Ai përmend edhe Richard Grenellin, ish-emisarin e Trumpit për dialogun Kosovë–Serbi, duke e përshkruar si një “roje muzeu me orar të plotë” dhe selfie-maniak në kërkim të vëmendjes.

Familja Imeri thekson se liderë si Vuçiq dhe Thaçi i kanë besuar shumë Grenellit, por sot, fati i tyre duket se ka mbetur në dorën e dikujt pa ndikim real në administratën amerikane. “Amerika është me veten. Grenelli është me Instagramin,” përfundon ai.

Postimi i plotë:

Miq,

Kur Aleksandar Vuçiqi vendosi të niset për Amerikë, e tha me plot gojë se do të takohej me Donald Trumpin.

Me plot gojë… por me mendje, duket, diku në një botë paralele, qe kishte improvizuar Grenelli.

Për çudi Trumpi s’e priti. S’e thirri. S’e përshëndeti. As s’e pa. Madje, as pastruesi i Shtëpisë së Bardhë nuk njohu ne oborr.

Nga kjo mungesë dashurie, Vuçiqi u dëgjua se “kishte pasur dhimbje në gjoks”.

Dhimbje, po.

Por jo nga malli për Amerikën nga merzia që nuk e mori askush seriozisht.

U kthye në Beograd pa takim, por me tension të lartë..

Madje u shtri në spital sapo zbriti – se, me sa duket, në Amerikë nuk paska spitale për zemrën e 'lënduar' diplomatike.

Në këtë dramë shfaqet edhe një figurë legjendare,

Richard Grenell.

I njohur më mirë si ish-ambasadori debuar nga Gjermania që sot është... roje muzeu me orar të plotë, dhe selfie-maniaku zyrtar i Trumpit me orar të zgjatur.

Grenelli vazhdon të shpërndajë foto me Trumpin, si adoleshent që ka kapur autograf nga idhulli i vet në ndonjë panair..

Dhe çdo herë që e poston ndonjë foto disa profile në Kosovë e Serbi, Shqiperi shpërthejnë në ekstazë..

“Grenelli është kthyer! Amerika është me ne!”

Jo more . Amerika është me veten. Grenelli është me Instagramin.X-platformen..

Pytja shtrohet çka u be me 'We are not problermatic guys'😜 ?

Thaçi e Vuçiqi?

Të dy, me sa duket, i kanë besuar Grenellit aq shumë, sa sot u ka mbetur fati në dorën e një roje muzeu.

Sepse realisht, as pjesë e administratës Trump s’është më, as ndikim s’ka. Kete po e shohim te gjithe ..

Eshte zhgenjim i radhes kur fati i atyre qe vuajne mbetet ne doren e nje roje muzeu..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat