Rexhaj i VV-së: Shkojmë me votim të fshehtë për shkak se s’i kemi numrat, ndoshta dikush e voton Abulenën

Aktuale

Rexhaj i VV-së: Shkojmë me votim të fshehtë për shkak se s’i kemi numrat, ndoshta dikush e voton Abulenën

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:01
Albulena Haxhiu

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj para gazetarëve tha se “meqenëse janë këto numra” Vetëvendosja do të shkojë sërish me propozimin për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun, me shpresën që ndonjë deputetë nga partitë tjera politike të votojnë atë.

“Kandidate Albulena. Votimi i fshehtë nuk është as shkelje ligjore as procedurale, do të shkojmë në të njëjtën formë.

Shkojmë me votim të fshehtë. Vullneti i deputetit është vullnet i qytetarëve.

Meqënse janë këta numra, mund të ketë deputetë që vendosin për zhbllokim…ndoshta në vullnetin e tyre mund të etë ndonjë vendos që ta zgjedh Albulenën. Ne po e lëmë në vullnnetin e lirë”, tha Rexhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat