Musliu gazetarëve: Merrni mësim, keni zënë vendin e 99 mos na i sillni ndër hundë deklaratat...

Aktuale

Musliu gazetarëve: Merrni mësim, keni zënë vendin e 99 mos na i sillni ndër hundë deklaratat...

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:13
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, sot nga gazetarët u pyet për argumentin e VV’së se Albulena Haxhiu është kandidatja më e votuar.

Ajo u tha atyre që të mos i sjellin “deklaratat shoviniste të VV’së”.

“Mua farë s’më intereson se çfarë thotë VV, ju mediat duhet të merrni mësimin e juaj sepse e keni zënë vendin e 99’të për lirinë e medias dhe është mirë që të paktën deklaratat e tyre shoviniste të mos na i sillni ndër hundë.

Nuk ka asnjë arsyetim dhe asnjë justifikim për bllokimin e kuvendit”, tha ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat