Sot varroset 26 vjeçarja nga Peja që u godit me veturë nga polici

Aktuale

Sot varroset 26 vjeçarja nga Peja që u godit me veturë nga polici

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:16
Zana Gjevukaj

Më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ndodhi një aksident i rëndë ku një 26 vjeçare ishte goditur nga një veturë që drejtohej nga një polic jashtë detyrës zyrtare.

Derisa dje u dha lajmi i hidhur se Zana Gjevukaj, ka vdekur.

Familja njofton se e ndjera do të varroset sot.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e qytetit të Pejës me fillim nga ora 17:00.

“E pamja do të jetë dy ditë dhe do të mbahet të “Restaurant BACA” në Pejë (të stacioni i Trenit) më datë 06 dhe 07.05.2025. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe ngushëllimet tuaja në këtë momente të vështira për familjen tonë”, njofton familja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat